VIDEO LAJM: PRISHTINASIT FITOJNË KLASIKËN NDAJ PEJËS NË KARAGAQ
PEJA – SIGAL PRISHTINA 86:93 (ARTMOTION SUPERLIGA XHIRO 9)
(AsistiOnline) – Minuta e fundit e çerekut të tretë dhe shpërthimi i Wendell Mitchellit doli të jetë vendimtare në klasikën e basketbollit kosovar ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës të cilën e fituan bardh e kaltrit me rezultat 93:86.
Pasi Dardan Berisha me treshe e ngushtoi rezultatin në vetëm dy pikë, 63:65, Mitchell u kundërpërgjigj me 6 pikë ekspres.
Fundori amerikan i Prihstinës fillimisht realizoi trepikësh dhe më pas luajti mbrojtje fantastike duke e vjedh topin dhe ik në kundërsulm ku e përfundoi aksionin me kosh-faull duke e shënuar edhe gjuajtjen e lirë për 63 me 71. Ndërkohë, kur kishin mbetur vetëm edhe 5 sekonda në çerekun e tretë, në skenë doli Lejson Zeqiri i cili me shënim e përmbylli serinë prej 8-0 dhe Sigal Prishtina, në fund të 30 minutave krijoj epërsi prej 10 pikëve (63:73). Kjo seri doli të jetë vendimtare edhe për epilogun e duelit.
Lider i bardh e kaltërve ishte Wendell Mitchell me 26 pikë, prej tyre 4 treshe kurse qendra Biram Faye debutoi në Superligë me 19 pikë e 8 kërcime. Edhe një lojë të shkëlqyeshme shfaqi Lejson Zeqiri që kte mbrëmje e përmbylli me 18 pikë, 7 kërcime e 3 asistime
I LINDURI NË ZAGREB, JAN PALOKAJ LUAN PARA GJYSHIT TË TIJ KOLËS
Fenomenal në këtë duel ishte edhe Jan Palokaj, djaloshi i cili erdhi nga Kroaci në vendlindjen e babait dhe të cilin në këtë duel kishte ardhur ta shikoj gjyshi i tij Kol Palokaj. Si duket kjo e kishte motivuar Janin i cili pati efikasitet gati perfekt pasi qëlloi të dy treshet e gjuajtura , realizoi të gjitha 6 gjuajtjet e lira dhe shënoi një nga dy tentimet për dy pikë duke e përmbyll ndeshjen me 14 pikë. Veç kësaj, Jan Palokaj shtoi edhe 6 kërcime dhe vodhi 2 topa.
Kryetrajneri i Sigal Prishtinës, Ante Nazor i cili po bënë punë të madhe me lojtarët e rinj pas duelit u shpreh i lumtur me pjekurin e treguar nga këta djelmosha.
“Para se gjithash I përgëzoj lojtarët e mi por edhe rivalëve në lojë të fortë dhe burrërore. E uroj edhe publikun për këtë ambient fantastik. Mendoj se gjithë ne që kemi vuajtur gjatë kësaj pandemie, jemi të lumtur që mund të luajmë para publikut të tillë të cilin e çmoj shumë. Kemi luajtur shumë më pjekur sonte se sa në ndeshjet e kaluara në veçanti kundër një rivali me të cilin paraprakisht kemi zhvilluar dy ndeshje. Nga atëherë kemi ndryshuar përbërjet edhe ne edhe ata por sonte ne luajtëm në mbrojtje shumë më mirë sepse e mbyllëm reketin, I ndalëm pikët e lehta dhe e kemi kontrolluar kërcimin dhe jemi munduar t’i zhvillojmë kundërsulmet e shpejta kurdo që patëm mundësi . Megjithatë, sipas meje përparimi më I madh në këto dy ndeshjet e fundit, kundër Rozhajës në Ligë Ballkanike dhe sonte , ishte zhvillimi I atij ekstra pasimit dhe një hap para në lojë më të mirë kolektive. Kjo është ajo në çka do të insistojmë tash dhe kur nuk kemi përparësi në situatë, të ndalemi dhe të luajmë më pjekur, gjë të cilën sonte e kemi bërë shumë mirë disa herë dhe me këtë e kemi fituar kundërshtarin” deklaroi Nazor pas duelit.
VIDEO DEKLARATA E TRAJNERIT ANTE NAZOR NË LINKUN MË POSHTË
Nga ana tjetër te Peja më i miri ishte Dardan Berisha i rikthyer pas 3 ndeshjeve mungesë duke realizuar 27 pikë e 7 asistime. Me 26 pikë e 8 kërcime ndeshjen e mbylli Stephen Maxwell ndërsa vetëm edhe Erdem Ilter realizoi pikë dyshifrore tek pejanët, 13 sosh, njëherësh duke bërë 7 asistime.
Për dallim nga homologu i tij prishtinas, kryetrajneri i Pejës Shemsetin Bash nuk ishte aspak i kënaqur me mbrojtjen e ekipit duke potencuar numrin e madh të pikëve të pranuara: “Kemi marr rezultate të padëshirueshme, tani normalisht po bëhen edhe ndryshime në ekip, largimi i Shirkos nga ekipi ka ndikuar dhe ne po mundohemi të luajmë me një sistem tjetër në veçanti në mbrojtje është dashur të i bëjmë gjërat që janë kërkuar, 93 pikë janë shumë, luajtëm në shtëpinë tonë dhe është dashur të luajmë mbrojtje më agresive. Ne kemi folur për këtë, e dinim që luajnë me mesatare prej 94 pikëve për ndeshje dhe ne duhej të mos e lejojmë këtë gjë. Ne po kemi probleme edhe me kërcime, ata marrin shumë kërcime në sulm, dinë të qëllojnë për tre ku sot 13 herë ishin të saktë e në përgjithësi qëllojnë nga 15 treshe për ndeshje ku kanë saktësi prej 52% e edhe ne sonte nuk mundëm t’ia ndalim treshet.”
VIDEO DEKLARATA E TRAJNERIT SHEMSETIN BASH NË LINKUN MË POSHTË
Të mërkurën e ardhshme Prishtina në kryeqytet e pret Bashkimin ndërsa Peja do të duhej luajtur me Rahovecin , mirëpo duke marrë parasysh se tash e tutje rezultatet e Ligës Unike numërohen edhe për Artmotion Superligë ky duel do të zhvillohet sipas kalendarit të kësaj gare Të Shtunën më 19 Mars 2022 dhe pejanët duelin e radhës e në kampionatin e Kosovës e kanë kundër liderit Trepçës, në Karagaq, me 18 Nëntor
VIDEO RAPORTI NË LINKUN MË POSHT
Komentet janë të mbyllura.