Basketboll

EKSKLUZIVE – VIDEO LAJMI: CILI ËSHTË KUALITETI I NORVEGJEZËVE ?

PARAKUALIFIKIMET EUROBASKET 2025: KOSOVA E FILLON CIKLIN E RI KUNDËR NORVEGJEZËVE TË PAPËRSHTATSHËM

Në prag të fillimit të ciklit të ri parakualifikues të Kosovës për Eurobasket 2025,  ASISTIONLINE sjell prezantimet dhe lajmet ekskluzive që askund tjetër nuk mund t’i gjeni. Po fillojm me vikingët e Norvegjisë, rivalin tonë të parë.

Lexim të këndshëm! 

Kombëtarja e Norvegjisë (Kampionati Evropian për Shtete të Vogla 2018)

(ASISTIONLINE) Pas saktësisht 20 viteve dhe mospjesëmarrjes në 9 cikle kualifikuese për Eurobaskete, Norvegjia i kthehet këtyre garave me para-kualifikimet për Eurobasketin 2025 në grupin C, së bashku me Kosovën dhe Danimarkën.

Dueli i fundit kualifikues për një evropian ose botëror të basketbollit daton më 24 Maj 1998 kur vikingët fituan me rezultat 81:70 ndaj Austrisë teksa lider i skuadrës në parket ishte Torgeier Bryn, i cili ishte skandinavi i parë që ka luajtur në NBA pasi djersiti fanellën e LA Clippers në vitin 1989 dhe qysh nga atëherë ka mbetur norvegjezi i vetëm që është paraqitur ndonjëherë në ligën më prestigjioze të basketbollit në botë.

FALIMENTIMI DHE RINGJALLJA E BASKETBOLLIT NORVEGJEZ

Federata e Basketbollit norvegjez pati probleme të mëdha financiare në shekullin 21 dhe kjo bëri që ata të mos marrin pjesë në gara kualifikuese ndërsa mungesa e fondeve bëri që në vitin 2012 ata të shuanin të gjitha ekipet kombëtare, në të dyja konkurrencat dhe u tërhoqën nga gjitha garat e FIBA-së.

Megjithatë, në vitin 2018 gjërat filluan të lëvizin pozitivisht dhe pasi federata norvegjeze gjeti përkrahje financiare, ajo iu kthye garave të FIBA-së, fillimisht duke marr pjesë në Kampionatyin Evropian për Shtetet e Vogla dhe ja sivjet, pas plot 20 viteve u regjistruan për pjesëmarrje në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Norvegjia e bashkuar për rrugëtimin e ri basketbollistik

NORVEGJIA E 89-TA NË FIBA POR NUK DUHET NËNÇMUAR

Aktualisht, Norvegjia e cila renditet më poshtë se Kosova si e 89-ta në listën botërore të FIBA-së, për ndeshjet parakualifikuese të Eurobasketit 2025 nuk do të mund të llogarit në dy lojtarët e talentuar që luajnë në NCAA1: Sigurd Lorangen dhe Kristian Sjolundin të cilët ishin pjesë e listës së gjerë për përballjet e nëntorit por është konfirmuar nga mediet norvegjeze se nuk do jenë prezent në këto duele.

Ndiaye në aksion kundër Moldavisë (Kampionati Evropian për Shtete të Vogla 2018)

Megjithatë, pjesa tjetër e skuadrës është e rrezikshme dhe sidomos treshja e lojtarëve të natyralizuar: Ndow i cili paraqitet për Boulzacbasket në Pro-B të Francës, Ndiyae që po luan me statistika të frikshme prej 23 pikëve dhe 5.3 kërcimeve në Islandë dhe Karamo Jawara që po luan në nivelin e dytë të basketbollit spanjoll tek katalanasit e skuadrës Girona.

PLAYMAKERI HERALD FREY “TRURI DHE SNAJPERI I VIKINGËVE” LOJTARI KRYESOR I OVIEDOS NË SPANJË

Pa dyshim se rrezik i madh vjen edhe nga plejmejkeri 185 centimetërsh Herald Frey i cili po ashtu luan në nivelin e dytë të basketbollit spanjoll me skuadrën Oviedo e cila pretendon rikthimin në elitë.Ai është lojtari kryesor i skuadrës me 17 pikë, 5 asistime e 4 kërcime kurse rreziku më i madh vjen nga treshet e tij pasi ka një saktësi prej 40% për treshe dhe mesatarisht në çdo takim realizon tri treshe.

Herald Frey (i pari nga e djathta me nr.5)

Për fund, në këtë prezantim të basketbollit norvegjez nga ASISTIONLINE, duhet theksuar faktin se nga viti 2018 kur “vikingët” luajtën në finalen e Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla dhe u mposhtën nga Malta me rezultat 75:59, ata nuk kanë luajtur ndeshje zyrtare.

Megjithatë, kompozimin e skuadrës ata e ruajtën duke luajtur miqësore dhe ndryshimet në skuadër janë të pakta duke e ruajtur kompaktësinë në lojë dhe sidomos mbrojtjen agresive e cila shihet si armë e tyre e fortë. Gjithashtu duhet potencuar se lojtarët kryesor norvegjez kanë fituar përvojë edhe në ligat e forta evropiane dhe kjo duhet të merret parasysh nga selektori Marmarinos dhe shtabi teknik i Kosovës.

 

DIREKT NË ARTMOTION: NORVEGJI – KOSOVË      E ENJTE , ORA 19, KANALIN NR.84: K-SPORT 1

Ndeshja Norvegji – Kosovë e cila shënon fillimin e ciklit parakualifikues për Eurobasket 2025 do të luhet në palestrën Haukelandshallen në Bergen, të enjten me fillim nga ora 19 dhe në Kosovë do të transmetohet direkt në platformën Artmotion në kanalin numër 84, K-Sport 1.

Lidhur me risit dhe përgatitje, si dhe lajmet tjera ekskluzive, qëndroni me AsistiOnline sepse so do të kemi goxha lajme interesante …

Përpara Kosovë !

 

EKSKLUZIVE: VIDEO LAJMI NË LINKUN MË POSHTË

 

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.