Basketboll

EKSKLUZIVE: ARMËT KRYESORE DANEZE ZOHORE DHE LARSEN MUNGOJNË KUNDËR KOSOVËS

MOTIV SHTESË PËR FITORE NDAJ NORVEGJISË SEPSE GJASAT PËR FITORE NDAJ DANIMARKËS JANË SHTUAR

(ASISTIONLINE) – Dy qendrat e fuqishme të kombëtares daneze,  Kevin Larsen (208cm) dhe Jonas Zohore (210cm)  janë infektuar me COVID-19 prandaj do të mungojnë kundër Kosovës, ka bërë të ditur ueb faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Danimarkës(FBD).

Selektori i danezëve Arnel Dediq u trondit nga lajmi se dy kullat e tij kryesore, Larsen dhe Zohore do të mungojnë të dielën kundër Kosovës dhe është detyruar që t’i zëvendësoj me qendrën nga kampionati danez Sami Eleraky (213cm) i ekipit Randers dhe alon Mathias Bak (198) nga skuadra Fog Næstved. Të dy këta lojtarë më herët kanë qenë pjesë e kombëtares dhe po kthehen duke sjell përvojën e tyre në skuadër.

Kevin Larsen ( C /208cm ) lojtar i Breogan (Liga Endesa)
Jonas Zahore ( C /210cm ) lojtar i Spojnia Stargrad (Extra Liga e Polonisë)

Megjithatë,  ky tandem zëvendësues as për së afërmi nuk paraqet rrezik sikurse Larsen i cili luan për skuadrën Breogan në elitën spanjolle të basketbollit (Liga Endesa) dhe Zohore që dominon në superligën polake. Me krejt respektin për zëvendësimet nga të cilat gjithashtu duhet të kemi kujdes por ta humbasësh një lojtarë që luan në ligën nacionale më të fortë në Evropë sikurse është ACB Liga (Endesa) dhe qendrën kryesore të kombëtares është një hendikep i madh dhe pa dyshim një lajm i mirë për selektorin Marmarinos dhe 12 viganët e basketbollit kosovar.

Një tjetër lajm që duhet pasur parasysh shtabi teknik i Kosovës është se danezët kanë edhe dy lojtarë të porsa shëruar nga COVID-19, Sebastian Arisi Petersenin dhe Leonardo Carlinon të cilët u testuan negativ dhe u grumbulluan me skuadër.

Aktualisht, gjendja shëndetësore e tandemit të fundorëve Aris Petersen dhe Carlino po përcillet nga ana e mjekëve të kombëtares së Danimarkës dhe sipas ueb faqes zyrtare të FBD-së, ata kanë pasur formë të lehtë të infektimit. Megjithëkëtë,  të enjten (sot) Arisit dhe Carlinos do t’ju përsëriten COVID-19 testet dhe ata do t’i nënshtrohen sprovës fizike për të dëshmuar nëse janë të gatshëm për duelin me Kosovën.

Sipas FBD, kryetrajneri i danezëve Arnel Dediq pritet që sonte pas ndeshjes Norvegji – Kosovë ta caktoj listën finale të 12-shes daneze e cila do të vjen në Prishtinë.

Lista e re me 15 emra është kjo:

Asbjørn Midtgaard                       ZZ Leiden (Holandë)

Bakir Serdarevic                          Horsens IC (Danimarkë)

Daniel Mortensen                        Thor Thorlakshofn (Islandë)

David Knudsen                            AB Albacete (Spanjë)

Frederik Houggaard Nielsen       Fog Næstved (Danimarkë)

Frederik Rungby                         Sixers (Gjermani)

Gustav Knudsen                         Casademont Zaragoza (Spanjë)

Leonardo Carlino                        BMS Herlev Wolfpack (Danimarkë)

Mads Bonde Stürup                    Basquet Girona (Spanjë)

Martin Poulsen                            Fog Næstved (Danimarkë)

Mathias Bak                                Fog Næstved (Danimarkë)

Noah Churchill                            UCAM Murcia (Spanjë)

Sami Eleraky                               Randers Cimbria (Danimarkë)

Sebastian Åris Petersen             Svendborg Rabbits (Danimarkë)

Sylvester Berg                             Real Valladolid (Spanjë)

 

Si duket fati që e kishte përcjell Kosovën vitin e kaluar në Fluskën e Bratisllavës kur në ndeshjet vendimtare kundër Sllovakisë dhe Islandës ishim paraqitur pa komplet 5-shen startuese  pasi kishin munguar, për shkak të infektimit me COVID: Dardan Berisha, Samir Zekiqi dhe Gëzim Morina si dhe kullat shtatlarte, Shon Jones dhe Lis Shoshi të lënduar. Me mungesën e këtyre 5 lojtarëve, ekipit tonë i kishin munguar 45.5 pikë, 20 kërcime, 10.5 asistime dhe 6 topa të vjedhur.

Kësaj here situata është pak më ndryshe dhe Kosova është komplete kurse danezët gjenden në situatë identike sikurse ishim ne, pikërisht një vitë më herët.

Këto lajme duhet të jenë motiv shtesë për Dardanët të cilët sonte nga ora 19, në Bergen të Norvegjisë nisin ciklin e ri të parakualifikimeve.

 

Parakualifikimet Eurobasket 2025

Palestra Haukelandshallen, Bergen, Norvegji

19:00 Norvegji – Kosovë

Transmetimi direkt në platformën ARTMOTION, kanali nr.84 (K-Sport 1)

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.