Basketboll

SKUADRAT ME TRADITË TË MADHE, MBYLLIN KËTË XHIRO TË ELITËS KOSOVARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet xhiro e 12-të e ArtMotion Superligës së Kosovës.

Një duel shumë interesant na pret në ”Minatori” atje ku Trepça që sivjet ka treguar formë fantastike e pret Bashkimin që poashtu ka treguar ndeshje të bukura.

Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Kjo super-përballje fillon sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.