Basketboll

PRIZRENI 16 FITON DRAMËN NDAJ RIVALIT LOKAL

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros së 13-të në ArtMotion Superligën e Kosovës i ka takuar Prizrenit 16 që ka mposhtur rivalin lokal Bashkimin.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka arritur të triumfojë ndaj Bashkimit të Branimir Paviqit me rezultat tejet të ngushtë 90-92.

Ndeshja ishte tejet e ngushtë edhe pse Prizreni 16 e fitoi bindshëm çerekun e parë 21-32, por në të dytin Bashkimi paksa u këndell dhe e fitoi(21-17) e pjesa e parë u mbyll 42-49.

Loja e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë me portokallinjët që fituan dy periodat e fundit(25-23, 23-20), por që deficiti nga çereku i parë nuk lejoi që epërsia të përmbyset krejtësisht e fitorja dramatike i takoi Prizrenit.

Vlen të ceket se 4 minuta para fundit, shpërtheu një incident mes tifozëve të Bashkimit dhe disa nga lojtarët e Prizrenit 16 dhe ndeshja u ndërpre për disa çaste e që më pas vazhdoi.

Komplet pesëshja startuese e Prizrenit 16 sonte arriti pikë dyshifrore, Ivan Koljeviq(24), Courney Fells(21), Urim Zenelaj e Arti Hajdari(17), si dhe Michael Green(13).

Te Bashkimi ishin të pamjaftueshëm për fitore, Valon Bunjaku e Anton Kazarnovski me nga 22 pikë, Julien Lewis me 21 e Andi Shehu me 14 sosh.

Pa xhiros së 13-të, Prizreni 16 ka 8 fitore e 4 humbje, derisa Bashkimi ka 7 fitore e 6 humbje.

Në xhiron e rradhës, Prizreni 16 e pret Sigal Prishtinën e Bashkimi luan ndaj Dritës.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.