Under Header

spot_img

DERBI I XHIROS NË UNIKE ZHVILLOHET SONTE NË PRIZREN

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros 6 në Ligën Unike të meshkujve zhvillohet sonte në Prizren.

Prizreni 16 në cilësinë e vendasit e pret në ”Sezai Surroi” ekipin bregdetar të Teutës.

Prizreni 16 dhe Teuta e Durrësit kanë nga tri fitore dhe dy humbje, andaj ballafaqimi i së dielës pritet të jetë interesant, ku dy skuadrat hyjnë për fitore.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1, si dhe Klan Kosova.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme