Basketboll

ASISTI 474 – “POLARIZON” INCIDENTIN E NDESHJES BASHKIMI – PRIZRENI 16 DHE SHUMË TEMA TJERA

Për adhuruesit e basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova, ASISTI në episodin 474 sjellë përmbajtje tejet atraktive që do të prekë shumë tema të rëndësishme në lidhje me këtë sport në vendin tonë teksa si çdo herë sjellë edhe raportet, kronikat dhe gjitha të rejat nga basketbolli vendor dhe ai ndërkombëtar.

Dukuria negative e acarit polar dhe të ftohtit arktik ka filluar të shqetësoj të gjithë duke përfshirë klubet dhe basketbollistët teksa në lidhje me këtë gjë ASISTI 474 vjen me qortim drejtuar komesarit të garave, Faton Kurshumliut dhe kryetarëve të Komunave: Bali Muharremajt në Therandë, Gazmend Muhaxheri në Pejë dhe Shaqir Totajt në Prizren, por se për çfarë bëhet fjalë mund ta kuptoni ekskluzivisht me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe Klan Kosova. 

Një pjesë të rëndësishme të programit do e zë edhe incidenti dhe ndërprerja që ndodhi në derbin e qytetit të Prizrenit mes Bashkimit dhe Prizrenit 16, ku do të mund të shikoni pamje ekskluzive dhe të informoheni hollësisht mbi gjithçka që ka ndodhur njejtë si edhe për duelet e tjera nga 6 ligat e basketbollit kosovar dhe atij mbarëshqiptar me theks të veçantë Ligën Unike dhe Artmotion Superligën. 

Nga blloku vendor, ASISTI udhëtimin do e vazhdoj edhe në parketet ndërkombëtare ku do të keni mundësi të ndiçni bllokun special “Shqiptarët në Botë” i cili na njofton mbi më të rejat e Edon Maxhunit, Kenan Spahiut, Erxhan Osmanit dhe basketbollistëve të tjerë tanë që luajnë në parketet evropiane dhe botërore teksa normalisht vijnë edhe raportet ekskluzive në lidhje me xhirot e fundit në ABA Ligë dhe Euroligë. 

Krejt për fund, ASISTI kalon përtej Oqeanit Atlantik për të na sjellur lajmet e fundit dhe raportin javor nga NBA, ku veçohen duelet fantastike Boston – Lakers dhe Milwaukee – Miami. 

Gjitha këto dhe shumë më tepër ju presin në ASISTIN 474 me Agon Fehmiun, sonte nga ora 21 në Art Sport 1 dhe dhjetë minuta pas mesnate në Klan Kosova, aty ku rrah zemra e basketbollit në vendin tone.

 

Komentet janë të mbyllura.