ILLMEN BAJRA LARGOHET NGA KOSOVA, VAZHDON JETËN NË PERËNDIM
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri prizrenas, Illmen Bajra është larguar nga skuadra e Rahovecit.
Bajra është larguar me vetëdëshirë nga skuadra ‘vreshtare’ pasiqë ka njoftuar se jetën e tij familjare do e vazhdojë në perëndim dhe për të sot ka qenë stërvitja e fundit me Rahovecin.
Me rastin e largimit të tij nga Kosova në stërvitjen e fundit ekipi i Rahovecit ka përgatitur një lamtumirë të ngrohtë të shoqëruar edhe me ëmbëlsirë në shenjë falenderimi për kontributin e tij në skuadrën ‘vreshtare’.
Thënë të drejtën largimi i Bajrës nuk përbën lajm aspak të mirë për basketbollin tonë, pasiqë ai mbetet një prej trajnerëve më perspektivë që ka pasur Kosova në vitet e fundit dhe tregu i trajnerëve vendorë do të varfërohet edhe më shumë pa të.
Të kujtojmë se Illmen Bajra në të kaluarën ka qenë trajner i parë i Bashkimit të Prizrenit, derisa ka udhëhequr edhe me Bashkimin e Femrave ku i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Bajra ka punuar si ndihmës trajner edhe te Prishtina, Prizreni 16, poashtu edhe te Përfaqësuesja e Kosovës A dhe poashtu ka qenë selektor i Kosovës U18 te femrat.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.