Basketboll

RAHOVECI – PONTE PRIZRENI, NDESHJA QË HAP PLAY OFF-IN E SUPERLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte nis ‘’Play Off’’-i i Superligës së basketbollit kosovar.

Në Palestrën e lëshuar sivjet në funksion ‘’Mizahir Isma’’ në Rahovec, ekipi me po të njëjtin emër e pret ekipin e Ponte Prizrenit që sivjet ka debutuar në elitën e basketbollit tonë me shumë suksese.

Të dyja ekipet, hynë në parket shumë të motivuara dhe me qëllim të vetëm fitoren.

Kjo ndeshje nis në ora 19:00. Përderisa, transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.