SEHIT KONFIRMON LARGIMIN, RAHOVECI MBETET PA TRAJNER!
Prishtinë(AsistiOnline) – Një largim i papritur ka ndodhur sonte nga KB Rahoveci.
Trajneri i deritanishëm i skuadrës, turku Serhat Sehit ka konfirmuar se është larguar nga drejtimi i ‘vreshtarëve’.
”Nuk është e lehtë për t’u treguar, por ndonjëherë mund të jetë e tillë. Ne biseduam dhe ndamë rrugët tona me një nga ekipet e Superligës së Basketbollit të Kosovës e që është Rahoveci. Mund t’u them faleminderit dhe falje të gjithëve, gjithashtu shpresoj një të ardhmen shumë të mirë për të gjithë”, u shpreh turku që vitin e kaluar drejtoi edhe Trepçën.
Nën drejtimin e Sehitit, Rahoveci arriti 3 fitore e 2 humbje, derisa mbetet engimë se kush do e marrë drejtimin e tyre për vazhdimin e stinorit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.