YLLI I FRIKSHËM, FITON THELLË EDHE NDAJ BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka arritur edhe një fitore të thellë në fillim të stinorit pranveror në basketbollin e Kosovës.
Skuadra therandase që sonte u paraqit pa kryetrajnerin Adis Beqiragiq në stol i cili është me grip, arriti të mposht Bashkimin në shtëpi me rezultat final 78-61 nën-urdhërat e trajnerit perspektiv pejan, Petrit Zeqiri.
Ndeshja nisi ngushtë me Yllin që e fitoi çerekun e parë 16-14, derisa në të dytin vendasit e rritën pak më shumë tempon dhe fituan atë me 5 pikë diferencë(20-15), kjo bëri që pjesa e parë të mbyllet 36-29.
Ylli e nisi dhe mbylli më mirë edhe pjesën e dytë, duke i mbyllur për koiqidencë të dyja periodat e fundit me rezultate identike në epërsi (21-16, 21-16) dhe që i siguruan fitoren e rradhës.
Dy alo-qendrat, Gëzim Morina dhe Henrik Shirko me nga 19 pikë dhe Erjon Kastrati me 18 sosh, ishin tre lojtarët që arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sonte.
Gjersa te Bashkimi me lojë të mirë u dalluan, Valon Bunjaku me 24 pikë e Kendrick Thompson me 19 sosh.
Kjo fitore vazhdon ta mbajë Yllin lider të elitës kosovare me 28 pikë, 12 fitore e 4 humbje. Gjersa, Bashkimi mbetet i 6-ti me 24 pikë, 8 fitore e 8 humbje.
Në xhiron e rradhës, Ylli i shkon Prizrenit 16 e Bashkimi e pret Sigal Prishtinën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.