Basketboll

PEJA NIKOQIRE E TEUTËS NË DUELIN E PARË TË DITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme sjellë rifillimin e Ligës Unike në basketbollin mes klubeve shqiptare dhe atyre kosovare.

Në duelin e parë të stinorit pranveror, Peja e pret Teutën e Durrësit në ”Karagaç” dhe me ç’rast ky është njëri nga takimet më interesante të kësaj xhiroje, për shkak se pejanët kanë pesë fitore dhe dy humbje, kurse durrësakët katër fitore dhe tri humbje.

Në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave, fitore kishin shënuar verdhezinjtë 73:82.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.