Basketboll

XHIROJA MBYLLET ME SFIDËN MES KAMZËS DHE PRIZRENIT 16

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e parë e stinorit pranveror në Ligën Unike mbyllet sonte.

Në këtë sfidë takohen, Kamza dhe Prizrenit 16 e për të dyja ekipet zgjidhje e vetme është fitorja sepse në të kundërtën do ta shfrytëzonin kundërshtarët e tyre.

Në sfidën e parë kishte fituar skuadra nga Kamza me rezultat 91:96. Kamza ka dy fitore dhe pesë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore dhe tri humbje.

Sfida fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në RTSH ose YouTube.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.