Basketboll

INTERVISTAT DHE PËRMBLEDHJA E NDESHJES, BASHKIMI – PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e mposhti sonte Bashkimin në ”Sezai Surroi” në kuadër të xhiros 17-të në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes folën për transmetuesin edhe dy trajnerët e skuadrave, ku njëri u tregua i dëshpëruar e tjetri i gëzuar.

Branimir Paviq i Bashkimit u ankua pas ndeshjes për ekipin, ku tha se tek sot janë paraqitur të kompletuar deri diku e ky ishte faktori kryesor i humbjes.

Patëm probleme në fazën e mbrojtjes ku nuk shkoi asgjë. Nuk ishte energjia e duhur në këtë ndeshje. Ndikuan probleme me lojtarë ku sapo janë rikthyer në ekip e kjo ndikoi në energjinë e ekipit. Në sulm nuk ishim në gjendje të luajmë lojën tonë dhe kjo ndikoi shumë më pas në fazën e mbrojtjes. Qka të them tjetër, duhet të punojmë dhe ti përmirësojmë në ndeshjen e radhës”, tha Paviq pas ndeshjes.

 

I kënaqur me fitoren, por jo edhe me lojën sidomos në çerekët e parë dhe të dytë u shpreh ndihmës-trajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica.

Po ajo çka ndodhi në tre çerekët e parë, ndodhi për arsyje që nuk mundëm me e kontrollu lojën në mënyrën tonë dhe ne e kontrollojmë, nuk është loja e parë që është duke ndodhur. Rashica më pas u pyet se çka konkretisht mendon, kur thotë se nuk mundën ta kontrolloni ndeshjen? Po për shembull kërcimet në mbrojtje, mbyllja e koshit, pastaj kundërsulmet që është arma jonë më e fortë dhe mbrojtja e ”pick and roll”-it. Kurse në çerekun e fundit i shfrytëzuam topat e fituar dhe kontrollimi i kërcimeve dhe fituam”, potencoi Rashica.

Highlights nga ndeshja:

Komentet janë të mbyllura.