Basketboll

GJAKOVARËT TË PANDALSHËM EDHE NË XHIRON E 11-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi vazhdon të shkëlqejë në Ligën e parë edhe në stinorin pranveror.

Gjakovarët sonte mposhtën në ”Shani Nushi” Marigona Hill Prishtinën me epilog final 90-82.

Bardhi Rexha ishte individi më efikas te Vëllaznimi në këtë fitore me double-double (19pk, 16krc) e double-double arriti edhe Besnik Azemi që kishte 13 pikë e 15 kërcime, derisa Michael Green shtoi 15 pikë dhe Ujkan Karanezi 11 sosh.

Te MH Prishtina, Donat Rexhepi i realizoi 26 pikë e Eliot Peci kishte 24 sosh.

Pas xhiros së 11-të, Vëllaznimi mbetet lider me të gjitha fitore e MH Prishtina renditet e 8-ta me 3 fitore e 9 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi ju shkon Dardanëve e MH Prishtina e pret New Basketin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.