14 FITORE RADHAZI, KAMPIONI MPOSHT EDHE PRISHTINËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pas ndeshjes së 14-të rresht, kampioni aktual i elitës kosovare, Golden Eagle Ylli nuk di për humbje.
Therandasit sonte mposhtën Sigal Prishtinën në shtëpi edhe pse me vështirësi 85-79.
Ndeshja nisi më mirë për Yllin i cili i fitoi dy periodat e para ngushtë (26-20, 20-17) dhe shkoi në pushim mes pjesëve me avantazhin 46-37.
Në pjesën e dytë, Prishtina e fitoi çerekun e tretë 17-22, duke tentuar rikthimin, por Ylli u rikthye përsëri te loja e mirë në periodën vendimtare (22-20) dhe fitoi me meritë ndeshjen.
Tre basketbollistë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të Yllit sonte, Henrik Shirko që kishte 29 pikë, Erjon Kastrati i rikthyer nga lëndimi shtoi 20 e AJ Sumbry e zhvilloi lojën më të mirë që nga ardhja e tij me 19 pikë.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Kenny Brown me 27 pikë, Jan Palokaj me 13 e Dachon Burke me 12 sosh.
Pas xhiros së 18-të në elitën kosovare, Ylli ka 14 fitore dhe 4 humbje, duke i prirë tabelës me 32 pikë, derisa Prishtina mbetet e 5-ta me 27 pikë, 9 fitore e 9 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Ylli i shkon Dritës e Prishtina e pret Rahovecin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.