SOT MUND TA KEMI EMRIN E KAMPIONIT TË LIGËS SË DYTË
Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e kthimit në finalen e Ligës së dytë të meshkujve.
New Basketi që aktualisht është në disavantazh nga ndeshja e parë, e pret rivalin lokal Megasports dhe me fitore eventuale barazon serinë e fitoreve në 1-1, duke bërë që kampioni i kësaj lige të shpallet në ndeshjen e tretë.
Ndërsa me fitore eventuale të Megasports, këta të fundit inkuadrohen direkt në Ligën e parë.
Humbësi i finales do të luaj në ‘’Play Out’’ me ekipin e parafundit të Ligës së Parë për një vend në këtë ligë që nga edicioni i ardhshëm.
Kjo ndeshje, luhet sonte dhe nis në ora 20:30.
Komentet janë të mbyllura.