Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci është rikthyer te fitoret në Ligën Unike.
Skuadra ‘vreshtare’ ka mposhtur Prizrenin 16 në ”Mizahir Isma” me rezultatin final 98-92.
Vendasit nga Rahoveci i fituan dy periodat e para (28-26, 24-19) dhe shkuan në pushim me avantazhin 52-45.
Ndërsa në pjesën e dytë, Prizreni 16 u këndell duke fituar çerekun e tretë 17-25 dhe e filloi periodën vendimtare me avantazh 1 pikësh (69-70). Derisa në periodën e fundit, Rahoveci reagoi dhe u kthye shpejtë te loja e mirë duke e fituar çerekun e katërt 29-22 dhe i cili i siguroi fitoren e gjashtë me rradhë (në shtëpi).
Musab Mala realizoi shifrat magjike triple-double përsëri në këtë fitore të Rahovecit me 14 pikë, 11 kërcime e 10 asiste, derisa fantastik ishte edhe Milik Yarbrough me 31 pikë, 7 kërcime e 5 asiste, por kontribut dhanë edhe Fisnik Rugova me double-double (24pk, 10krc) dhe Jervon Pressley që shtoi 21 sosh.
Te Prizreni 16 s’mjaftuan për fitore, Courtney Fells me 24 pikë, Arti Hajdari me 20, Ivan Koljeviq me 18 e Urim Zenelaj me 16 sosh.
Pas xhiros së 10-të, Rahoveci ka 4 fitore (kjo sonte vlen edhe për ArtMotion Superligë) e 6 humbje dhe hyn në garë serioze për ”play off” në Ligën Unike. Derisa, Prizreni 16 tash ka 6 fitore e 4 humbje.
Në xhiron e rradhës, Rahoveci i shkon Golden Eagle Yllit e Prizreni 16 luan në udhëtim ndaj Vllaznisë.
/AsistiOnline.com/



