TOP-5 PERFORMUESIT DHE MVP NGA XHIRO 19 E ELITËS KOSOVARE, DISA BEFASI TË KËNDSHME…
1. Plejmejkeri i xhiros 19 në në ArtMotion Superligën e Kosovës shpallet djaloshi vendor, Ardit Pepaj i cili në fitoren e thellë të Yllit ndaj Dritës ishte prej lojtarëve më të dalluar me 21 pikë e 6 kërcime, ai ishte fantastik nga treshet ku nga 6 tentime qëlloi plotë 5 herë, por kishte edhe 3 dyshe nga 6 tentime për indeksin solid +22.
2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare shpallet Mikaile Tmusiq poashtu i skuadrës së Ylli, që për dy kërcime ishte larg dyshifrorit të dyfishtë. Tmusiq ndaj Dritës i shënoi 22 pikë (5/6 për dyshe, 4/7 për treshe), kapi 8 topa nën-kosh, shpërndau 3 asiste dhe vodhi 2 topa, gjersa kjo performancë fenomenale i dha atij indeksin prej +29.
3. Në pozitën e alosë në xhiron e 19-të në ArtMotion Superligë, vendoset edhe një herë tjetër ylli vendor i Trepçës, Drilon Hajrizi si më i merituari në fitoren e vështirë të ‘xehtarëve’ ndaj Bashkimit. Aloja mitrovicase realizoi double-double fantastik prej 21 pikëve e 10 kërcimeve, por shtoi edhe 4 asiste e 1 vjedhje topi. Hajrizi kishte 5 dyshe nga 7 tentime, 3 treshe nga 8 tentime dhe i shtoi edhe 2 gjuajtje të lira nga 3 tentime. Kjo bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin +25.
4. Në pozitën e alo-qendrës këtë xhiro vendoset edhe një individ i Golden Eagle Yllit. AJ Sumbry që performoi mjaftë mirë në fitoren ndaj autsajderit, Dritës. Ai realizoi double-double prej 13 pikëve (5/5 nga gjuajtet e lira dhe 4/9 nga dyshet) 16 kërcimeve, por që shtoi edhe 4 asiste dhe 2 topa të vjedhur. Gjithsesi që ky kontribut i dha atij njërin prej indekseve më të larta +25 për kte javë.
5. Dhe në pozitën e qendrës për këtë xhiro e kemi qendrën e fuqishme të Sigal Prishtinës, Biram Faye i cili falë 16 kërcimeve, 6 pikëve, 4 bllokadave dhe 2 topave të vjedhur, futet në 5shen e javës me indeksin prej +18, bindshëm më i miri te Sigal Prishtina në fitoren ndaj Rahovecit.
_______________________________________________________________________
MVP I XHIROS 19 TË ARTMOTION SUPERLIGËS
MIKAILE TMUSIQ (GOLDEN EAGLE YLLI)
Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 19-të në elitën kosovare me plotë meritë i takon njërit prej basketbollistëve më punëtor në Superligën tonë në vitet e fundit, Mikaile Tmusiqit të Yllit.
‘Tmuske’ ishte fenomenal, ndaj Dritës duke shënuar 22 pikë, kapur 8 topa, bërë 3 asiste gjersa vodhi edhe 2 top nga kundërshtarët. Shënimet e Mikailes erdhën nga dyshet ku prej 6 tentimeve qëlloi 5 herë dhe kishte 4 treshe nga 7 tentime. Për këtë performancë, ai u notua me indeksin më të lartë të xhiros nga gjithë lojtarët e ekipeve +29 dhe shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro e pesta e ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.