Basketboll

‘XEHTARËT’ PËRBALLË ‘VRESHTARËVE’ NË ÇEREKFINALEN E PARË TE MESHKUJT

Prishtinë(AsistiOnline) – Final Eight i Kupës së Kosovës që fillon sot në Pejë, sa i përket konkurencës së meshkujve do të ‘përplasë’ në parket dy skuadra tejet të forta.

Trepça dhe Rahoveci do të sfidohen mes vete në çerekfinalen e parë, për të tentuar fitoren e cila do ti afronte një hap më shumë drejt trofeut të Kupës.

Në duelet e sivetme mes këtyre dy ekipeve, Trepça i ka tri fitore ndaj Rahovecit (74-71, 103-75, 91-84) dhe prin bindshëm, por kjo nuk do të thotë që sonte ‘xehtarët’ do ta kenë të lehtë, përkundrazi.

Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes, Peja – Sigal Prishtina.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion në Art Sport 1

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.