Basketboll

DERBI I ÇEREKFINALEVE TË KUPËS, PEJANËT APO PRISHTINASIT NË GJYSMËFINALE?

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e parë e ”Final Eight”-it të Kupës së Kosovës sonte mbyllet me një super-ndeshje e cila me të drejtë vlerësohet si kryesfida e fazës së parë.

Dy skuadrat më të trofeshme kosovare, Sigal Prishtina dhe Peja, do të takohen në çerekfinale dhe me qëllimin e vetëm që të kalojnë në gjysmëfinalen e ku do ti afroheshin finales në maksimum.

Në duelet direkte sivjet, Peja dhe Prishtina janë takuar katër herë, ku tri fitore i takojnë Pejës (83:76, 90-83, 101-93) derisa një triumf i takon Prishtinës (86-93.)

Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes, Trepça – Rahoveci, që luhet paraprakisht.

Sfida fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion në Art Sport 1

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.