ISTOGU FINALISTI I PARË I LIGËS SË PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Istogut është finalisti i parë i Kupës së Ligës së parë.
Istogasit kanë mposhtur sot në gjysmëfinale Vëllaznimin e Gjakovës me shifrat e ngushta 75-74.
Istogu i fitoi dy periodat e para të ndeshjes (20-15, 25-18) dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me epërsi dyshifrore.
Në pjesën e dytë, Vëllaznimi u këndell duke fituar dy periodat e fundit (20-22, 10-19), por që ishin jo të mjaftueshme për ta përmbysur rezultatin dhe Istogu me meritë e fitoi ndeshjen.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Istogu në këtë fitore sot, Andi Kabashi (19), Sam Taylor (16), Dardan Maxharraj (15) e Shendrit Llapi (14).
Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Besnik Azemi me 17 pikë, Bardh Rexha me 15 e as Ujkan Karanezi e Atik Koshi me nga 14 sosh.
Në finale, Istogu do të takohet me fituesin e duelit gjysmëfinal, NewBasket Vushtrria.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.