Basketboll

SUPER-NDESHJE NË MADRID, REALI ARRIN FITORE ME ”ZOR”

Prishtinë (AsistiOnline) – Real i Madridit ka shënuar fitore shumë të vështirë, ndaj Panathinaikosit në ”Play Off” të Euroligës sonte.

Ekipi i Pablo Lasos hasi në vështirësi të mëdha për fitore sonte, për faktin se Panathinaikosi luante shumë mirë, përkundër kësaj Reali e mbylli çerekun e parë në avantazh 21-17. Epërsia në pikë u përsërit edhe në çerekun e dytë, Reali shënon 22 pikë, Pana vetëm 18! Pjesa e parë mbyllet, 43-35.

Në pjesën e dytë, Panathinaikosi hynë në ndeshje me vetëbesim të madh, kjo bën që ekipi i Rick Pittinos të fitojë çerekun e tretë +2(15-17). Ndërsa edhe periudha e fundit iu takoi me +3 mysafirëve(17-20), por pa arritur ta fitonin ndeshjen në fund. Përkundër se DeShaun Thomas e pati rastin që në sekondat e fundit ta çonte ndeshjen në vazhdime, por dështoi. Krejtë në fund, Reali arriti fitoren e parë në ”Play Off”, 75-72.

Për këtë fitore të madhe të Realit sonte, vetëm dy lojtarë arritën pikë dyshifore, Jeffery Taylor(13), si dhe Fabien Causeur(12).

Tek Pana nuk mjaftuan për fitore, Nick Calathes me 17 pikë, Deshaun Thomas me 12 pikë dhe Ian Vougioukas me 10 sosh.

Komentet janë të mbyllura.