Basketboll

STERLE DEBUTON ME FITORE, KBF BASHKIMI PA TELASHE NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi ka triumfuar pa telashe ndaj Trepçës në kuadër të xhiros 15 në elitën femërore.

Vashat prizrenase triumfuan në shtëpi fare lehtë ndaj atyre prizrenase dhe me shifrat finale 71-47, duke bërë kështu që edhe trajneri i ri kroat i ekipit, Franko Sterle të debutojë me fitore në stolin e prizrenaseve.

Të gjitha lojtaret e skuadrës së Bashkimit sot patën minutazhë e më të dalluarat ishin, D’asia Chambers me 18 pikë dhe Besjana Martinaj me 10 sosh.

Te Trepça pikë dyshifrore realizuan dy amerikanet, Ta`sharra Jeffries me 26 pikë e 12 kërcime dhe Kelly Santos me 10 pikë e 10 kërcime.

Pas xhiros 15 te Superliga e Femrave, KBF Bashkimi gjendet i 3-ti me 25 pikë, 10 fitore e 5 humbje. Ndërsa, Trepça gjendet e 4-ta momentalisht me 20 pikë, 5 fitore e 10 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Vëllaznimin e Trepça i shkon Penzës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.