Basketboll

INCIDENTI NË ”MIZAHIR ISMA”, RAHOVECI DËNOHET ME SHUMË TË MAJME PARASH

Prishtinë(AsistiOnline) – Në vikendin që lamë pas u mbyll xhiro 21 e ArtMotion Superligës së Kosovës e cila realisht nuk kaloi pa telashe.

Në duelin mes Rahovecit dhe Trepçës ndodhi një incident në mes të pjesëve, ku u përfshi publiku vendas dhe disa zyrtarë të klubit mysafir, ndërsa pas rishikimit të materialit televiziv dhe raportit të delegatit të ndeshjes, komesari i garave të FBK-së ka shpërndarë disa dënime të konsiderueshme në lidhje me këtë rast.

Klubi i Rahovecit është ai që ka pësuar me dënim të majmë në të holla, apo plotë 2200 euro.

Vendimet e publikuara në sajtin e FBK-së:

  1.  KB.Rhoveci, Konform Nenit 49.3 te PG denoeht me 400 euro.
  2.  KB.Rahoveci, Konform Nenit 49.9 denohet me 300 euro.
  3.  KB.Rahoveci, Konform Nenit 49.11 Pika 1 denohet me 1.500 euro.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.