TREPÇA FITON DERBIN E XHIROS NDAJ YLLIT, PURVIS VENDIMTAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar derbin e xhiros 22 në ArtMotion Superligën e Kosovës, duke mposhtur Golden Eagle Yllin në Therandë.
Mitrovicasit kanë triumfuar ndaj therandasve me epilogun e ngushtë 63-67.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante dhe e ngushtë me Trepçën që fitoi çerekun e parë 8-18, derisa i dyti i takoi Yllit 15-9 e skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 23-27 në favorin e mysafirëve.
Në pjesën e dytë, Trepça përsëri e nisi më mirë duke e fituar çerekun e tretë 14-19, derisa Ylli e fitoi periodën e fundit (26-21), por që ishte i pamjaftueshëm për të fituar, shkaku i deficitit në çerekun e parë.
Ish-NBA lojtari, Rodney Purvis ishte individi më i dalluar te Trepça sonte me 19 pikë me 5 treshe nga 9 tentime, derisa ndihmë pati edhe nga Andrew Gordon me 12 e Samir Zekiqi me 10 pikë.
Te Ylli nuk mjaftuan kurresi për fitore, Erjon Kastrati me 19 pikë e Gëzim Morina me 11 sosh.
Pas xhiros 22, Ylli dhe Trepça kanë nga 37 pikë në tabelë dhe ndajnë pozitën e parë, Ylli me 16 fitore e 5 humbje, ndërsa Trepça me 15 fitore e 7 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Prizrenit 16 e Ylli luan në udhëtim te Bashkimi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.