Basketboll

FERONIKELI EKIPI MË I RI I SUPERLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra nga Drenasi, KB Feronikeli është anëtari më i ri i Superligës së Basketbollit Kosovar.

Ekipi që u formua sivjet, shkruajti historinë para pak çastesh duke u inkuadruar në elitën e basketbollit kosovar, pasi mposhti sonte në ndeshjen e tretë finale të ”Play Off”-it skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova 70-49.

Feronikeli e nisi ndeshjen me seri 8-0, por Vëllaznimi u kundërpërgjigj me 8-6. Ndërsa ky çerek u mbyll me  +4(16-12), në të mirë të vendasve. Në çerekun e dytë, vazhdoi epërsia e Niklit, por në minutat e fundit të kësaj periode, Vëllaznimi kapi një seri të mirë, duke e ngushtuar rezultatin në maksimum. Kjo bëri që çereku i tretë të mbyllej, ngushtë 40-37 por përsëri në favor të Niklit.

Në pjesën e dytë, Feronikeli u konsolidua në maksimum dhe shfrytëzoi lojën e dobët të Vëllaznimit duke e mbyllur këtë periodë me +17(51-34). Ndërsa në çerekun e fundit, Nikli shumë mirë e kontrolloi takimin, duke mos lejuar Vëllaznimin e pafuqishëm sonte, për t’ju rrezikuar fitoren. Dhe në fund Nikli me meritë arriti fitore, duke i dhënë vulen e madhe, inkuadrimit në Superligë me këtë fitore.

Për fitoren e Feronikelit sonte kontribuesi kryesorë pa dyshim që ishte, Arti Hajdari që realizoi 23 pikë, por performanca të mira patën edhe Desmond Gattis me 14 pikë e Beqë Kovaqi me 11 sosh.

Tek Vëllaznimi i shthurur totalisht, pikë dyshifrore arriti vetëm Atik Koshi(12).

Nikli me këtë fitore vulos inkuadrimin në elitën e basketbollit kosovar. Ndërsa, Vëllaznimit i mbetet që Superligën ta kërkojë në ndeshjet e ”Play Out”-it kundër Lipjanit.

 

Komentet janë të mbyllura.