Basketboll

PEJA E FITON DERBIN E XHIROS 25 NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros 25 në ArtMotion Superligën e Kosovës i ka takuar Pejës që ka mposhtur Trepçën.

Skuadra verdhezi ka triumfuar në shtëpi ndaj mitrovicasve me rezultatin final 79-71.

Pejanët sot fituan tri periodat e para të ndeshjes (20-14, 20-18, 27-22) duke mbajtur rezultatin në favorin e vet përgjatë tërë kohës, derisa Trepça e fitoi vetëm periodën e fundit (12-17) që nuk mjaftoi për të fituar.

Individët më të dalluar të Pejës në këtë fitore ishin, Dardan Berisha me 26 pikë e 8 asiste, Stephen Maxwell me 20 pikë, Courtney Fells me 15, si dhe Calvin Godfrey me 10 sosh.

Te Trepça nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Rodney Purvis me 15 pikë, Andrew Gordon me 12, Mike Edwards me 12 e Amin Hot me 10 sosh.

Pas xhiros 25, Peja gjendet e 3-ta në tabelë me 41 pikë, 16 fitore e 9 humbje, derisa Trepça mbetet e 2-ta me 17 fitore e 8 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Peja i shkon Prizrenit 16 e Trepça e pret Bashkimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.