Basketboll

FBK DËNON REFERËT E NDESHJES, SIGAL PRISHTINA – GOLDEN EAGLE YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar informatorin për xhiron 25 të ArtMotion Superligës e cila zhvillua gjatë vikendit që lamë pas.

Në informator bie në sy veçanërisht vendimi për dënimet ndaj tre referëve të sfidës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

  1. Dardan Maxhuni, gjyqtari kryesor ne ndeshjen Sigal Prishtina vs Golden Eagle Ylli, konform Nenit 54.9 te PG denohet me 2 ndeshje mos delegim.
  2. Ngadhnjim Shabani, gjyqtari 1 ne ndeshjen Sigal Prishtina vs Golden Eagle Ylli, konform Nenit 54.9 te PG denohet me 2 ndeshje mos delegim.
  3. Genc Vitaku, gjyqtari 2 ne ndeshjen Sigal Prishtina vs Golden Eagle Ylli, konform Nenit 54.9 te PG denohet me 2 ndeshje mos delegim.

Përpos dënimit të referëve, sanksione ka pasur edhe ndaj akterëve të ekipeve dhe të cilat vijojnë si mëposhtë:

  1. Ante Nazor (Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro.
  2. Ante Nazor (Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.2.1 te PG denohet me 400 euro.
  3. Sigal Prishtina, Konform Nenit 48.4 Pika 2 te PG denohet me 400 euro.
  4. Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.11 te PG Pika 1 denohet me 1.500 euro.
  5. Bashkimi, Konform Nenit 49.9 te PG denohet me 300 euro.
  6. Ljupco Malinkov (Rahoveci) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro.

 

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.