PENZA NJË FITORE LARG MBROJTJES SË TITULLIT, MPOSHT PRISHTINËN ME PËRMBYSJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës e ka fituar edhe sfidën e dytë të serisë finale në Superligën e Femrave, duke mposhtur Prishtinën në ”Karagaç”.
Vashat pejane triumfuan ndaj atyre prishtinase me përmbysje 64-60.
Ishte ekipi i Prishtinës ai që fitoi dy periodat e para (10-17, 15-19) dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazhin dyshifror 25-36. Derisa në pjesën e dytë, Penza u përmirësua dhe fillimisht e fitoi çerekun e tretë (17-13) e përmbysjen e madhe e bëri në periodën e fundit (22-11) ku edhe e fitoi lojën.
Pothuajse komplet pesëshja startuese e Penzës sonte realizoi pikë dyshifrore, Rael Whitsitt double-double(18pk, 17krc), Hilaire Kaela (14) dhe Jeta Zeka (10) e Valbona Bytyqi (10).
Te Prishtina ishin të pamjaftueshme për fitore, Sarah Mgbeike me double-double (17pk, 10krc), Arbnore Përçuku me 14 pikë dhe Stasha Carey me double-double (10pk, 16krc).
Penza tash avancon 0-2 në seri finale ndaj Prishtinës dhe i duhet vetëm edhe një fitore për ta mbrojtur titullin e kampiones.
Dueli i tretë final zhvillohet me datën 18 prill.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.