Basketboll

VËLLAZNIMI I AFROHET RIKTHIMIT NË ELITË, MPOSHT PRISHTINËN E RE NË FINALEN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës është afër rikthimit në elitën e basketbollit kosovar, pas fitores së sontme në finalen e parë ndaj Prishtinës së Re.

Kuqezinjët mposhtën sonte goxha thellë Prishtinën e Re 89-72.

Vëllaznimi sonte fitoi pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes (20-12, 27-22, 24-20), përpos të tretit që u mbyll baraz (18-18) dhe kështu fitorja ishte e pashmangshme.

Besnik Azemi sonte ishte enigmë e pazgjidhur për prishtinasit me double-double prej 25 pikëve e 13 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Ujkan Karanezi me 15 pikë, Michael Green me 14 dhe Atik Koshi me 10 sosh.

Te Prishtina e Re lojë të mirë shfaqën, Dion Haxhosaj me double-double (16pk, 18krc), Arber Sinani e Don Polloshka me nga 14 pikë dhe Art Islamaj me 12 sosh.

Vëllaznimi me këtë fitore i afrohet inkuadrimit në Superligë, sepse edhe me një humbje eventuale në kryeqytet me 18 prill, deri në -16, përsëri i mjafton rikthimi në elitë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.