Vëllaznimi ka mposhtur Feronikelin në ndeshjen e dytë finale të Play Offit të Ligës së Parë me rezultat 73:65 dhe ka barazuar serinë në 1 me 1.
Kështu vendimi final se cila skudarë do të inkuadrohet në Superligë direkt dhe cila do të luan në Play Out me Lipjanin, do të mirret të shtunën me 20 Prill në Drenas.
Ndeshjen e zhvilluar të enjten në Shani Nushi në Gjakovë, Vëllaznimi e ka dominuar nga fillimi deri në fund dhe kështu ka arritur fitoren e parë në duelet e drejtëpërdrejta me Feronikelin pas disfatave në katër duelet paraprake: dy në kuadër të kampionatit të rregulltë në Ligën e Parë, humbjes në finalen e Kupës së Ligës së Parë në Rahovec dhe në ndeshjen e parë finale të Play Offit
Edhe pse dy lojtarë të kuqezinjve realizuan double double megjithatë ishte Atik Koshi lojtari më i dobishëm i skuadrës me indeksin më të lartë të valorizimit prej plus 25, fal efikasitetit të lartë në lojë dhe kontributit të dhënë me vetëm një top të humbur. Atiku lujati me 20 pikë, 5 kërcime, 5 asistime dhe 4 topa të vjedhur, duke shënuar dy treshe në çaste kritike kur Feronikeli afrohej në rezultat.
Dyshja që luajti me dyshifror të dyfishtë ishte Kryeziu-Memqaj.
Alo-fundori Edmond Kryeziu e përmbylli duelin me 22 pikë e 13 kërcime por pati 5 topa të humbur dhe përqindje të ultë nga loja për dy dhe tri pikë pasi tentoi 26 herë dhe qëlloi vetëm 9 gjuajtje. Për treshe, nga 13 tentime ai shënoi vetëm tri.
Ai që shfaqi lojë të shkëlqyeshme ishte qendra klasike dhe korpulente, Ardit Memqaj që realizoi dyshifror të dyfishtë prej 13 pikëve e 11 kërcimeve mirëpo me efikasitet tëb lartë nga loja dhe gjuajtjet e lira.
Po ashtu duhet veçuar kontributin e alosë shtatëlartë Dardan Brovina që edhe pse shënoi vetëm 6 pikë dominoi nën kosh duke kërcyer 12 herë dhe asistuar 3 herë ndërsa plejmejkeri Arijon Balluku i cili në këtë ndeshje pati telashe me gabimet e shpejta personale për shkak të lojës së tij të mirë dhe tejet agresive në kmbrojtje, duelin e përmbylli me 6 pikë e 5 kërcime por shtoi edhe 2 asistime dhe vodhi 2 topa.
Tek mysafirët katër lojtarë realizuan pikë dyshifrore ndërsa më i dalluari ishte Beq Kovaqi që luajti me 16 pikë, 5 kërcime e 3 asistime.
16 pikë, 3 kërcime e 5 asistime i pati plejmejkeri amerikan Desmond Gettis por nga 11 tentime nga loja ai shënoi vetëm 4 herë dhe humbi hiq më pak se 5 topa dhe ajo që la përshtypje ishte se nuk shkaktoi asnjë personale gjatë 35 minutave sa ishte në lojë pasi që angahzimi i tij në mbrojtje mungoj.
Me 15 pikë e 8 kërcime luajti edhe i riu Mehmedali Janjeva kurse për dallim nga ndeshja e parë kur kishte shënuar 38 pikë, në kte takim Arti Hajdari e përmbylli duelin me vetëm 13 pikë duke qenë tejet jo efikas pasi realizoi vetëm 2 treshe nga 11 tentime dhe për dy pikë gjuajti 7 herë dhe shënoi vetëm dy herë
Ai të cilin duhet veçuar për lojë të mirë dhe agresive në mbrojtje ishte alo-fundori Sami Hajzeri ndërsa në sulm shtonte ritmin e lojës së Feronikelit fal kundërsulmeve të shpejta.
Dueli në çerekun e parë i takoi plotësisht vendasve të udhëhequr nga dyshja Kryeziu-Memqaj.
Edmond Kryeziu ishte shumë efikas dhjetëminutshin e parë duke realizuar 5 dyshe nga 6 tentime dhe 1 treshe nga 2 tentime për total prej 13 pikëve kurse qendra Ardit Memqaj dominoj nën kosha dhe ishte i pandalshëm duke mos gabuar asnjëherë nmga gjuajtjet e tij. Memqaj tentoi dhe shënoi të tri dyshet dhe 2 gjuajtjet e lira për total prej 8 pikëve. Kështu, çerekun e parë Vëllaznimi e përmbylli me 10 pikë epërsi, 27 me 17.
Ndërkohë, dy çerekët e ardhshëm i takuan Fernoikelit.
Në dhjetminutshin e dytë, Beq Kovaqi me 11 pikë dhe Art Hajdari me 5 tjera realizuan në total 16 nga 19 pikët e ekipit të tyre për ta zbutur avantazhin në fund të pjesës së parë në 42 me 36.
Në vazhdim pas pushimit, duke i falenderuar mbrotjes shumë agresive të udhëhequr nga Sami Hajzeri dhe Arti Hajdari dhe kundërsulmeve të shpejta, pas këtyre dy gjuajtjeve të lira të sakta të Artit, ndërsa kishin mbetur 1 minut e 51 sekonda deri në fund të çerekut të tretë, mysafirët afuran maksimalisht rezultatin 52 me 51. Është interesant të thuhet se po thuaj për dy minuta lojë deri tek sinjali për përfuindimin e kësaj pjesloje asnjëra skuadër nuk shënoi kosh.
Me të filluar çereku vendimtar, Arti Hajdari qëlloi treshen dhe i solli mysafirëve epërsin e parë dhe të fundit në kte dueli, 52 me 54 mirëpo menjëherë në sulmin e radhës ishte Atik Koshi që u revanshua me treshe de riktheu avantazhin e kuqezinjve të cilët asnjëherë më nuk e lëshuan nga dora.
Edhe në një rast tjetër, pas tentimit për të afruar rezultatin me treshen e Sami Hajzerit, Atik Koshi pa një pa dy në sulmin pasues u përgjigj me treshe dhe duke shënuar 11 nga 21 pikët e Vëllaznimit dha sinjal se vendasit në kte duel nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë fitoren nga dora.
Kështu edhe ndodhi dhe ai i cili e nisi ndeshjen me pikët e para, Ardit Memqaj ishte ai që i shënoi edhe ato të fundit për rezultatin final 73 me 65 dhe fitoren e Vëllaznimit e cila e dërgoi serinë finale në ndeshjen e tretë dhe vendimtare e cila do të zhvillohet të shtunën në Drenas, me fillim nga ora 19.
Komentet janë të mbyllura.