PËR DY DITË, DY TITUJ KAMPIONI NË QYTETIN E PEJËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Qyteti i Pejës me të drejtë mund të cilësohet si një prej vendeve me basketbollin, por edhe sportin më të zhvilluar në Kosovë dhe këtë e dëshmon më së miri kjo javë që po shkon.
Ekipet nga kjo komunë në dy ditët e fundit që i lamë pas i kanë sjellur qytetit që për simbol ka ngjyrat verdhezi, dy kupa në basketboll dhe atë në të dyja konkurencat.
Fillimisht para dy ditëve, KB Peja te meshkujt u kurorëzua me titullin kampione e Ligës Unike (mbarëkombëtare-shqiptare), duke mposhtur Yllin e Therandës në finale.
Gjersa ditën e djeshme, vashat e Penzës u shpallën kampione të Superligës së Kosovës për këtë edicion, duke triumfuar ndaj vashave prishtinase.
Realisht ekipet pejane për çdo vit janë në garë për tituj në ‘frontet’ ku garojnë e kjo i bën me fat qytetarët e Pejës që për çdo vit pothuajse t’ju gëzohen minimum nga një trofeu.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.