OLIMPIAKOSI PËRMBYS MONACON, KOMPLETOHEN 4 EKIPET E ”FINAL FOUR”-IT NË EUROLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpiakosi e ka fituar serinë çerekfinale shumë të vështirë ndaj Monacos në Euroligë.
Skuadra greke triumfoi sonte në duelin vendimtar ndaj francezëve me shifrat 94-88.
Shaquielle Mckissic me 18 pikë e Thomas Walkup me 17 sosh, ishin dy individët që shkëlqyen te Olimpiakosi sonte.
Derisa te Monaco ishin të pamjaftueshëm për fitore, Mike James me 24 pikë e Yakuba Ouattara me 15 sosh.
Ko fitore dhe seria e përgjithshme 3-2 e dërgon Olimpiakosin në ”Final Four” të Euroligës, ku do të ndeshet me kampionin aktual të garës, Anadolu Efesin.
Të kujtojmë se sivjet ”Final Four” mbahet në Beograd me datat 19-21 maj.
/AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.