Basketboll

NDAHET NGA JETA BASKETBOLLISTI I NJOHUR GJERMAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Në moshën 46 vjeçare, befasisht është ndarë nga jeta, basketbollisti i njohur gjerman, Ademola Okulaja.

Nigeriano-gjermani që për baba kishte një nigerian e i lindur nga një nënë gjermane, karrierën e kishte nisur në vitin 1995 në kolegjin amerikan të Karolinës së Veriut, derisa ishte lojtar kyç i kombëtares gjermane së bashku me Dirk Nowitzkin për një periudhë të konsiderueshme.

46 vjeçari për një kohë ishte edhe kapiten i kombëtares gjermane.

Okulaja kishte luajtur për ekipet e njohura evropiane si: Alba Berlin, Girona, Barcelona, Benetton, Valencia, Khimki, Alicante e karrierëm e mbylli me Bambergun në Gjermani.

Ai ishte pjesë e ekipit kombëtar gjerman në Kupat e Botës 2002 dhe 2006ku me Gjermaninë morë pjesë në Kampionatin Evropian në vitet 1995, 1997, 1999 dhe 2001.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta në fillim të karrierës së tij profesionale, ai nuk ishte në gjendje të zgjeronte karrierën e tij solide si basketbollist edhe në NBA.

Në vitin 2008, Okulaja ishte diagnostikuar me një tumor në shtyllën kurrizore, por arriti të kthehej në lojë dhe të mbyllte karrierën e tij në vitin 2010.

Pas pensionimit si lojtar aktiv, Okulaja për një kohë bashëkomentoi ndeshje të basketbollit për një televizion gjerman dhe ishte gjithashtu agjent (ndërmjetësues i lojtarëve) i basketbollit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.