Basketboll

PRISHTINA KONFIRMOI FITOREN, RAHOVECI SHOKOI YLLIN

Prishtinë (AsistiOnline)– Dje u luajtën ndeshjet e paragjysmëfinale në ‘’Play Off’’-in e Superligës së basketbollit kosovar.

Në kryeqytet, Favoriti në letër Z Mobile Prishtina e arsyetoi epitetin e favoritit duke e demoluar në tërësi kampionin aktual, Bashkimin e Prizrenit 111-74 dhe tash seria e ndeshjeve është 1-0 në të mirë të prishtinasve.

Edhe ndeshja e radhës zhvillohet në Prishtinë.

E në ndeshjen e zhvilluar në Therandë në një spektakël basketbollistik, Rahoveci mposhti rivalin Golden Eagle Ylli, duke befasuar të pranishmit në ‘’13 Qershori’’ për faktin se Ylli gjatë tërë ndeshjes kishte avantazh. Pas kësaj fitore, Rahoveci merr avantazhin e serisë fituese në 1-0.

Edhe ndeshja e radhës zhvillohet në Therandë.

Ndeshjet e radhës luhen ditën e premte.

Komentet janë të mbyllura.