Basketboll

EKSKLUZIVE: KY ËSHTË PLANI I ERGIN ATAMANIT PËR F4, RRETH LËNDIMEVE TE EFESI

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Euroligës, Anadolu Efesi nesër e zhvillon duelin gjysmëfinal ndaj Olympiacosit në ”final four” për të tentuar mbrojtjen e titullit.

Ekipi nga Stambolli sivjet u ballafaqua me lëndime të shumta të lojtarëve gjatë tërë stinorit e disa nga ta janë në rrezik edhe për duelet finale të edicionit.

Burime të AsistitOnline shumë të afërta me klubin nga Stambolli, kanë shpalosur planin konfidencial të trajnerit Ergin Ataman me procesin e lëndimeve në ”final four” që mbahet nesër dhe të shtunën në Beograd.

Eksluzivisht për AsistiOnline.com është bërë me dije se tekniku i famshëm turk, tashmë e ka gati planin kryesor të zëvendësimeve me Rodrigue Beaubois i cili ka shprehur gadishmërinë e tij për ti ndihmuar klubit, përkundër faktit se ende nuk është 100% i gatshëm dhe do të inkuadrohet në rast se shihet nevoja, sepse është lojtar që mund të vendos ndeshjen.

Derisa të sakrifikojë për ekipin ka kërkuar edhe kroati, Krunoslav Simon që është i lënduar tash, por stafi shëndetësor i klubit ka rekomanduar pushim të detyrueshëm për të dhe ai do t’i mungojë skuadrën nesër dhe eventualisht në finale.

I gjithë ky vetë-mohim i këtyre dy lojtarëve të gjigantit të basketbollit turk dhe evropian, tregon dëshirën e madhe që mbizotëron në skuadër për t’a mbrojtur titullin e fituar në vitin e kaluar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.