Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës e ka publikua orarin e ndeshjes së parë finale të ArtMotion Superligës së Kosovës.
Në finalen e madhe kanë arritur dy ekipet që e përfunduan stinorin e rregullt në pozitat 1 dhe 2, pra Golden Eagle Ylli dhe Trepça.
Ylli e mposhti në gjysmëfinale, Sigal Prishtinën me bilanc të pastër 3-0, derisa Ylli e eliminoi Pejën në seri 3-1.
Ylli dhe Trepça janë përballur katër herë në garat e rregullta, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.
Skuadra nga Theranda kërkon të mbrojë titullin e kampionit, që e fitoi edicionin e parë për herë të parë në histori, kurse mitrovicasit pas Kupës e kërkojnë edhe titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012, kur kishin fituar Kupën dhe titullin të udhëhequr nga Drilon Hajrizi.
Ndeshja e parë finale zhvillohet këtë të dielë me fillim nga ora 17:30 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1 dhe në Klan Kosova poashtu.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.