Prishtinë(AsistiOnline) – Pas mbylljes së serisë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës, Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka publikuar informatorin e fundit për këtë sfidë.
1300 euro i ka gjobitur Komesari i Garave të dyja ekipet që thyen rregulloret e FBK-së dje.
Skuadra e Pejës është gjobitur me 400 euro, për shkak të nenit 49.3.
Derisa nga ky duel me 900 euro ka pësuar ekipi i Trepçës.
Klubi i Trepçë konform nenit 11.7.3 është dënuar me 100 euro. Trajneri i ekipit mitrovicas, Ljubomir Minchev konform nenit 50.2 është dënuar me 600 euro dhe qendra Andrew Gordon konform nenit 50.1 është dënuar me 200 euro.
Trepça dje u kualifikua në finale të ArtMotion Superligës së Kosovës, pas triumfit ndaj Pejës në seri të përgjithshme 3-1.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.