Prishtinë(AsistiOnline) – Henrik Shirko ishte hero i fitores së sotme të Yllit në duelin e parë të serisë finale ndaj Trepçës.
Kroati nga Shibeniku qëlloi treshe 27 sekonda para fundit dhe këto pikë i siguruan fitoren kampionit aktual.
Ajo çfarë e bën më të veçantë këtë realizim të Shirkos, ishin 6 dështimet paraprake nga ai tek vija për treshe, por kur i duhej më së shumti skuadrës, snajperi i tij ndezi dhe ky me ç’rast ishte kosh i fitores.
Trepça e kishte mundësinë ta fitonte ndeshjen me tentimet e Zekiqit dhe Purvis, por që dështoi dhe fitorja i takoi Yllit.
Momentin e shënimit të Shirkos mund t’a ndiqni në videon e mëposhtme nga minutat 4.45 e tutje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.