Prishtinë(AsistiOnline) – Interesimi i i mitrovicasve për ta parë klubin e tyre të zemrës, KB Trepçën vazhdon të mbetet i jashtëzakonshëm.
Fakti se biletat e duelit të sontëm final ndaj Yllit janë shitur në më pak se 10 minuta, flet shumë për interesimin e tyre e AsistiOnline.com ka mësuar se shumë prej tifozëve mitrovicas kanë mbetur pa bileta edhe pse kishin dalur herët te pika e shitjes për të siguruar një të tillë.
Për të menagjuar situatën e sotme ku u krijua tollovi e madhe te biletorja, Policia e Kosovës kishte shpërndarë edhe sprej lotsjellës e shumë qytetarë janë ankuar në faqen zyrtare të klubit se kanë mbetur pa bileta.
Këto gjëra më së miri e dëshmojnë dashurinë e mitrovicasve ndaj klubit të zemrës të cilin e përkrahën gjatë tërë stinorit dhe palestra u mbush për çdo ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.