Prishtinë(AsistiOnline) – Crvena Zvezda e ka fituar duelin e parë të serisë finale ndaj Partizanit në ABA Ligë.
Ekipi i Dejan Radonjiqit triumfoi ndaj rivalit lokal nga Beogradi që udhëhiqet nga Zeljko Obradoviq me shifrat 90-76.
Malazezi. Nikola Ivanoviq me 16 pikë, si dhe Ognjen Dobriq e Luka Mitrovic me nga 14 pikë, ishin treshja e lojtarëve që shkëlqyen te Zvezda sonte.
Derisa te Partizani ishin të pamjaftueshëm për fitore, Kevin Punter me 15 pikë dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Dallas Moore me 12 pikë.
Ndeshja e dytë e serisë finale zhvillohet të dielën e skuadra që arrin tri fitore shpallet kampione e Ligës rajonale ABA.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.