Basketboll

900 EURO DËNIME NGA NDESHJA E TRETË FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa dënime s’ka kaluar as dueli i tretë i serisë finale me Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Komesari i Garave i ka shqiptuar 900 euro dënimet për akterët e dy ekipeve.

Trajneri i Yllit, Adis Beqiragiq konform nenit 50.2 të PG është dënuar me 300 euro, derisa klubi i Golden Eagle Ylli konform Nenit 49.9 të PG është dënuar poashtu me 300 euro.

Tek skuadra e Trepçës, trajneri Ljubomir Minchev konform nenit 50.2 të PG është dënuar poashtu në shumën e të hollave prej 300 euro.

Tek sjelljet e shikuesve, në njoftim shkruan se ka pasur hudhje të petardeve e numri i tyre ishte 2.000.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.