Basketboll

EKSKLUZIVE: YLLI PO E SHQYRTON MUNDËSINË E DALJES NË GARAT EVROPIANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Fitimi i titullit të kampionit të Kosovës për dy vite me radhë, duket se i ka motivuar shumë drejtuesit e Golden Eagle Yllit për të kërkuar sfida të reja.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se therandasit po e mendojnë seriozisht daljen në garat evropiane, pas sukseseve në rrafshin vendor.

Klubin e Yllit me shumë gjasa në edicionin e ardhshëm mund ta shohim tek bën gara në Champions League, pasiqë kampioni i Kosovës në vitet e fundit po ftohet zyrtarisht nga drejtuesit e këtij kompeticioni prestigjioz, por si opsion po shihet edhe kompeticioni tjetër, FIBA Europe Cup.

Sipas burimeve të AsistitOnline, ende nuk ka asgjë definitive për një vendim të tillë pasiqë momentalisht vetëm po diskutohet, por gjatë ditëve në vijim pritet të merret një vendim lidhur me këtë çështje.

Të kujtojmë se prej vitesh, ekipi i Yllit është skuadra më stabile për nga financat në basketbollin e Kosovës, sidomos falë përkrahjes së madhe që gëzon nga kompania e fuqishme vendore nga Suhareka, Frutex me pronar, Shaqir Palushin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.