Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesnatës së 3 prillit me kohën tonë lokale, ka nisur seria finale e NBA-së mes Golden State Warriors dhe Boston Celtics.
Dueli i parë i serisë i ka takuar ekipit simpatik të Celtics që arritën të mposhtin Warriors me shifrat 108-120.
Al Horford me 26 pikë, Jaylen Brown me 24, Derrick White me 21 e Marcus Smart me 18 pikë, ishin katërshja e lojtarëve që u dalluan në këtë fitore te Bostoni.
Derisa te Warriors s’mjaftuan për një fitore, Steph Curry me 34 pikë e as Andrew Wiggins me 20 sosh.
Bostoni merr avantazhin e serisë finale të NBA-së në 1-0, gjersa ndeshja e dytë zhvillohet me 6 qershor, poashtu në San Fracisko.
Skuadra që arrin katër fitore, shpallet kampione e NBA-së.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.