Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni i këtij stinori në elitën e basketbollit të Kosovës, Golden Eagle Ylli pritet të marrë pjesë sivjet në garat ndërkombëtare, transmeton AsistiOnline.com
Së paku kështu kanë deklaruar zyrtarët e klubit therandas nëpër debate televizive, pas fitimit të titullit të kampionit në vendin tonë e kjo pritet edhe të konfirmohet.
AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin e Yllit, ka mësuar se therandasit sivjet pritet të luajnë në kompeticionin e tretë evropian për nga rëndësia, Champions League.
Megjithëse ende nuk është marrë një vendim definitiv, drejtuesit e klubit duke se besojnë fuqishëm në këtë projekt i cili duket të jetë goxha serioz.
Burimet i kanë thënë AsistitOnline, se te Ylli që nga tash janë duke u bërë plane që të bëhen gati dhe të ketë paraqitje sa më dinjitoze e jo të hyhet vetëm sa për të kompletuar numrin e ekipeve, sepse dihen qartë kualitetet e ekipeve që marrin pjesë në Champions League.
Gjatë viteve të fundit, FIBA Europe ju ka dhënë një mundësi të mirë klubeve nga Kosova, që në rast të fitimit të titullit në vendin tonë, ekipi kampion mund të luajë në Champions.
Deri më tani nga basketbolli kosovar, vetëm Sigal Prishtina ka qenë pjesëmarrëse e këtij kompeticioni prestigjioz.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.