Basketboll

FENERBAHÇE FITON TITULLIN E TURQISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Fenerbahçes është fituese e titullit të kampionit në Superligën e Turqisë.

Ekipi i drejtuar nga serbi, Sasha Djordjevic arriti të triumfojë në ndeshjen e tretë të serisë finale ndaj rivalit lokal nga Stambolli, Anadolu Efes me shifrat 80-92.

Jan Veseley me 19 pikë, Nando DeColo me 17 e Marko Guduriq me 16 sosh, ishin tre individët që u dalluan në këtë fitore të Fenerit sonte.

Derisa te Efesi nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Tibor Pleiss e Chris Singleton me nga 17 pikë.

Kjo fitore dhe seria e përgjithshme prej 2-1 e shpallin Fenerbahçen kampione të Turqisë, është ky titulli i 11-të turk në histori të klubit.

Efesi ka 15 tituj të kampionit në elitën turke dhe mban rekordin për këtë pjesë të trofeve në Turqi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.