Basketboll

EKSKLUZIVE: PEJA PO BËHET GATI PËR GARIM NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë(AsistiOnline)– Pas konfirmimit të Golden Eagle Yllit në Champions League edhe një skuadëe tjetër kosovare po synon që sivjet të luajë në garat ndërkombëtare.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se është ekipi i Pejës, që po bëhet gati për garim në kompeticioni prestigjioz, FIBA Europe Cup.

Ka shumë gjasa që Pejën sivjet ta shohim përsëri në garën ku ishte pjesëmarrëse edhe gjatë stinorit 2016/17.

Ky lajm i mirë për pejanët vije pas punës së madhe që po bëhet nga kryesia e klubit sidomos në dy vitet e fundit e përpos sponzorëve aktualë, deri në shtator Peja pritet ti prezantojë edhe 2 sponsorë të rinj në synim që të forcohet sa më shumë edhe financiarisht.

AsistiOnline do vazhdojë t’ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e reja, kohë pas kohe te Peja, por edhe klubet tjera.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.