Pas dy javë stërvitje intensive përzgjedhësi i Përfaqësueses A te femrat, Fidan Shatri ka për zgjedhur 12 vajzat, të cilat do të përfaqësojnë Kosovën në garat në Qipro.
Stërvitjen e fundit vashat “Dardane” e zhvillojnë të dielën në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence nga ora 17:00 , ndërsa udhëtojnë drejt Qipros më 27 qershor, kurse nga 28 qershori zhvillojnë garat në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën, pastaj më 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Më 30 qershor Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse ndeshjen e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.
Lista përfundimtare:
Arbnore Perquku
Aulona Muhadri
Astera Tuhina
Agnesa Rrahmani
Besjana Martinaj
Diellza Dekaj
Diedona Halitaj
Era Shatri
Flaka Kelmendi
Marigona Rushiti
Saranda Daci
Edona Thaqi
Komentet janë të mbyllura.