Basketboll

KËTA JANË KUNDËRSHTARËT E RADHËS PËR YLLIN, NË RAST SE KALOHET BENFICA

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka mësuar kundërshtarin e parë të Ligës së Kampionëve në fazën kualifikuese.

Skuadra e Yllit në raundin e parë do të takohet me ekipin, SL Benfica që është kampion i Portugalisë për stinorin 2021/22.

Në rast të kalimit të fazës çerekfinale kualifikuese, Golden Eagle Ylli pastaj do të ndeshet në gjysmëfinale me skuadrën e Keravnos, kampione aktuale e shtetit të Qipros.

Në rast se e fiton gjysmëfinalen me Keravnos, Ylli do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

Realisht, ky short nuk është i pakalueshëm për skuadrën e Yllit dhe gjasat janë të mira që të kemi paraqitje dinjitoze, normalisht nëse suharekasit e formojnë një skuadër stabile.

Çerekfinalet kualifikuese luhen më 21 shtator, gjysmëfinalet më 23 shtator, ndërsa finalet e këtyre kualifikimeve luhen më 25 shtator.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.